TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seria A miratoi ndërprerjen e 3 takimeve të ditës së sotme për shkak të përhapjes së koronavirusit në vendin fqinj. Deri tani janë regjistruar 2 viktima (njëri në rajonin e Lombardisë tjetri në Padova).
Kryeministri italian Xhuzepe Konte dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca firmosën dekretin e shpalljes së gjendjes së emergjencës në këto dy rajone të vendit.
Për pasojë, 3 ndeshjet e nesërme të kampionatit italian Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sasuolo nuk do të zhvillohen këtë javë dhe do të përcaktohet një datë tjetër për t’u zhvilluar.
Të gjitha aktivitetet sportive në zonat ku janë regjistruar persona të infektuar me koronavirus janë pezulluar.