TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lacio po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe të gjitha skuadrat e mëdha europiane kanë hedhur sytë jo vetëm nga lojtarët e saj, por edhe te trajneri Simone Inzagi.
Ashtu siç njoftoi “L’Equipe”, tekniku italian nuk i ka shpëtuar as radarit të drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo, i cili kërkon t’i rrëmbejë Lazios gjithashtu edhe mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, të cilin e kërkonte që kur ishte drejtor sportiv i Milanit, për të cilin presidenti i Lacios kërkon të paktën 100 milionë euro.
Fakti që Lacio është njëri prej 3 pretendetëve për të fituar titullin kampion në Itali i ka bindur drejtuesit e PSG-së që për sezonin e ardhshëm të mendojnë që tani për trajnerin Simone Inzagi