TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bajern Mynih ka vazhduar të kryesojë i shkëputur Bundesligën pas një suksesi të rëndësishëm 3-2 mbrëmë përballë Paderborn.
Por bavarezëve u është dashur të djersijnë shumë për të siguruar këtë sukses ndaj skuadrës që lufton për mbijetesë, e cila iu afrua shumë pranë surprizës duke përfituar nga një gafë e pazakontë e Manuel Nojer.
Ekipi i Flik shënoi golin e parë me anë të Gnabri dhe dukej në kontroll të ndeshjes. Por në fundin e pjesës së parë, miqtë ku Gjasula ishte titullar, ia dolën të barazonin shifrat kur Nojer doli për të larguar topin përballë Srbeni e ky i fundit e turpëroi duke ia kaluar sferën mes këmbëve para se të shkonte në portë e ta çonte në rrjetë.
Levandovski në pjesën e dytë ktheu përsëri avantazhin bavarez, por ekipi vendas nuk ishte edhe aq i përqendruar në lojën mbrojtëse dhe pësoi gol nga Mishel në minutën e 75-të, duke çuar rezultatin në 2-2.
Dukej se gjithçka po përfundonte barazim, në një ndeshje të njollosur nga ajo gafë e Nojer që do të hapte shumë diskutime.
Megjithatë, ishte përsëri Levandovski ai që u shfaq në vendin e duhur në momentin e duhur duke shtyrë topin në rrjetë për golin e tij të 25-të në kampionat dhe për fitoren 3-2 të Bajernit.