AKTUALITET, 19 July 2020, 09:55

Manastirliu publikon shifrat: 15,713 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes në 6 muajt e parë të 2020

Manastirliu publikon shifrat: 15,713 të porsalindur kanë


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 15,713 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes në 6 mujorin e parë të 2020. Në një njoftim për mediat, Manastirliu shprehet se lajmi i mirë në këtë situatë të vështirë epidemie është se në 6 mujorin e parë të 2020 ka një rritje të lindjeve në spitale publike dhe spitale private në vend krahasuar me 6 mujorin e parë të 2019.

“#FëmijëtTëParët? ? 15,713 të porsalindur kanë gëzuar familjet e tyre në 6 muajt e parë të vitit 2020 dhe kanë përfituar bobusin e bebes, nga programi i qeverisë që mbështet çdo familje, pa dallim ✅  Mes tyre janë edhe 2,541 ?? që kanë ardhur në jetë jashtë vendit, por të regjistruar në Shqipëri ✅  Pavarësisht situatës së vështirë të pandemisë, ka rritje të lindjeve në spitalet publike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ✅  #Mirënjohje epikeve mjekësore që kujdesen çdo ditë për shëndetin dhe sigurinë e nënave dhe të porsalindurve?? #Bashkë“, shkruan Manastriliu.

Sips shifrave të bëra publike nga ministria, bëhet me dije se nga bonusi i bebes kanë përfituar 15,713 të porsalindur në 6 mujorin e parë të 2020, prej të cilave 10,993 lindje në spitale publike, 2,179 lindje në spital private dhe 2,541 lindje jashtë vendit. Bonusi i bebes një ndihmë finanaciare për familjet e reja dhe ato me shumë fëmijë ka filluar aplikimin e saj nga qeveria shqiptare që në 1 Janar të 2019.