TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 21 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se është autor i dyshuar i 11 vjedhjeve, në Durrës.
Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se si rezultat i operacionit të koduar ‘Hijet e natës” është arrestuar i riu A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18 korrik të këtij viti, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë, si dhe akuzohen se gjatë këtij viti në lagje të ndryshe të qytetit kanë vjedhur 10 lokale dhe dyqane.
Në cilësinë e provës materiale të rinjcve i janë sekuestruar një thikë, një levë hekuri dhe një maskë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Hijet e natës”
Arrestohet në flagrancë një 21 vjeçar i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes, si dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.
Zbardhen dhe dokumentohen 11 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një thikë, një levë hekuri dhe një maskë të cilat i përdornin për kryerjen e vjedhjeve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, në kuadër të operacionit të koduar “Hijet e natës”, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.D., 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” si dhe u procedua në gjëndje të lirë shtetasi E.Xh, 17 vjeç.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2020, në lagjen nr.3, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit A.N., ku kanë marë 10.000 lekë.
Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, gjatë këtij muaji në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, kanë kryer edhe 10 vjedhje të tjera, kryesisht në lokale dhe një dyqan të një kompanie celulare, ku kanë marrë sasi të konsiderueshme parash, aparte celular e sende të tjera, vjedhje këto të dokumentuara me prova filmike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një thikë, një levë hekuri dhe një maskë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.