AKTUALITET, 24 Mars 2019, 09:20

Mallakastër, vodhën banesën dhe dhunuan familjarët, prangosen të rinjtë

Mallakastër, vodhën banesën dhe dhunuan familjarët,

Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim për vjedhjen me dhunë të një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Ngjarja ka ndodhur më 22 mars, ku të tre personat të maskuar kishin hyrë në banesë dhe nën kërcënimin e armëve të ftohta kishin dhunuar familjarët dhe u kishin marrë një sasi lekësh.

Të arrestuarit si autorë të vjedhjes janë shtetasit K.S, 21 vjeç dhe A.M, 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier në ngarkim të këtyre tre shtetasve për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim".