AKTUALITET, 24 Mars 2019, 00:13

VIDEO PIKANTE/ Nga thirrja për Ramën te lapsuset e Rudinës… shikoni ç’ka ndodhur këtë javë

Si cdo puntatë, në fund të emisionit “Kjo Javë”, rubrika gazmore ka rezervuar momentet më pikante të regjistruara përgjatë aktiviteteve të ndryshme të zhvilluara ne Tiranë dhe jo vetëm.

Pjesën kryesore e ka zënë dita e verës të cilën kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e shtyu në bazë të një sondazhi të zhvilluar në facebook, për shkak të kohës së keqe që përkonte me 14 Marsin.

Aq të ngjeshura kanë qenë aktivitetet e ‘lali Erit’ sa edhe vetë stafi duket se “mërzitet” me praninë e madhe të njerëzve në shesh, por kryebashkiaku vijon të vendosë lirisht veroret në duart e fëmijëve.

Fokus kanë qenë edhe “Komisioni i veprimtarive prodhuese” ku anëtarët kanë qëndruar tërësisht të shkujdesur edhe pse ne mbledhje kamerat kanë qenë tepër vigjilente.

Pjesë e rubrikës është edhe ish-deputeti i PD Klevis Balliu i cili i kërkon kryeministrit Rama t’i thërrasë mendjes në fund të fjalës së tij të mbajtur përpara banorëve të Unazës së Re.

Ndërsa ka lënë për të dëshiruar, fjalimi i lexuar keq i Rudina Hajdarit mes lapsuseve të njëjpasnjëshme si rezultat i të parës herë që mbante fjalën në kuvendin e Shqipërisë, pas refuzimit të diegies së mandatit.

BalkanWeb