AKTUALITET, 23 Mars 2019, 23:28

Shqipëria U-21 pa fat, mundet nga Turqia në një ndeshje të bukur

Shqipëria U-21 pa fat, mundet nga Turqia në një ndeshje të

Shqipëria U-21 ka nisur fazën e ndëshjeve kualfikuese me humbje, pasi është mposhtur 1-2 nga Turqia në “Elbasan Arena”. Të besuarit e Bushit bënë një ndeshje të shkëlqyer, por u ndëshkuan në dy momente shpërqendrimi. Fillimisht, sulmuesi turk Jëllmaz shënon me një goditje me kokë në minutën e 10’ të takimit, duke i shpëtuar mbulimit të mbrojtësve kuqezi.

Megjithatë, Shpresat vazhduan të bënin lojën e tyre dhe të rrezikonin shpeshherë portën e kundërshtarit. Tentativat u shpërblyen, pasi në minutën e 21’, Tafa barazon gjithçka. Një krosim nga Kallaku shfrytëzohet mjaft mirë nga qendërmbrojtësi, i cili shënon me kokë nga një distancë e afërt.

Pjesa e parë foli vetëm për kuqezinjtë tanë, që vazhduan ritmin edhe në fillimin e pjesës së dytë. Raste nuk munguan, por nuk arritën të konkretizonin me gol. Me kalimin e minutave, Turqia mori në kontroll lojën dhe arriti të shënojë sërish, me anë të kapitenit Ozçan në minutën e 78’. Deri në fund të takimit, kuqezinjtë e Alban Bushit u munduan të shmangnin humbjen, por Turqia u mbrojt mirë dhe mori një fitore të vyer.

Kualifikuese “Euro 2020”, 23 mars 2019

Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Shqipëri U21 – Turqi U21   1-2

Shënues: Tafa 21′ / Jëksell 10′, Ozçan 78′