AKTUALITET, 23 Mars 2019, 23:14

VIDEO/ Makinat e partisë nuk pyesin për rregulla, parkohen nëpër lulishtet e Tiranës

VIDEO/ Makinat e partisë nuk pyesin për rregulla, parkohen

Teksa ditën e sotme u mbajt Kongresi i Partisë Socialiste, ajo që u vu re ishte prania e makinave të parkuar në lulishte duke i prishur ato. Nisma Thurje ka publikuar pamje të makinave të partisë të cilat janë parkuar sipas qejfit.

Postimi i Nismës Thurje:

Kur ti parkon gabim, brenda 2 minutash të vjen gjoba ballit.

Mjetet e Partisë, jo vetëm nuk gjobiten për parkim në lulishte, por i ruan Policia e Shtetit.

Sepse ligji vlen vetëm për ne, Partia dhe Kongresi janë mbi ligjin.

https://www.facebook.com/thurje/videos/421905471947912/?t=8