TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi që Fatos Nano ishte ftuar në Kongresin e PS-së u trumbetua kaq shumë në media për 5 ditë me radhë. Në fillim mediat raportuan, duke iu referuar burimeve në PS, më pas folën publiksht, Taulant Balla, Mirela Kumbaro dhe Alfred Peza dhe Elisa Spiropali. Të gjithë thanë se “Nanos i është dërguar zyrtarisht një ftesë për pjesëmarrje, si ish-kryetar dhe ish-kryeministër socialist”.
Por sot, teksa u mblodhën delegatët në Pallatin e Kongreseve, Fatos Nano mungoi…
Ulsi Manja është pyetur se pse mungoi Fatos Nano, por tha se nuk i dinte arsyet, edhe pse do kishte dashur që Nano të ishte aty.
“Po, kishte një ftesë edhe pse ai nuk ka nevojë për ftesë. Nuk i di arsyet, por mbase ka patur arsye objektive që s’ka ardhur”, u përgjigj Manja. “Unë do të shpresoja shumë, që të ishte pjesë e punimeve të kongresit”, shtoi ai.
I pyetur nëse socialistët do të propozonin emrin e Fatos Nanos për President nëse jep dorëheqjen Meta, Manja tha se “ky është fall politik” dhe nuk preferoi të komentojë.
Analistët kanë komentuar se ftesa për Nanon është një perpjekje e Ramës për të treguar se partia është e bashkuar, por me sa duket Nano nuk preferoi ti dalë në krahë pasuesit të tij në këtë moment delikat.