AKTUALITET, 23 Mars 2019, 23:18

Italia e talentave shkëlqen përballë Finlandës, Spanja mposht me vështirësi Norvegjinë

Italia e talentave shkëlqen përballë Finlandës, Spanja

U luajt dita e tretë e ndeshjeve të para kualifikuese për në Euro 2020, ku pas rezultateve të dy ditëve të para, sot u njohëm dhe me rezultatet e të tjera grupeve dhe skuadrave.

Në fushë zbritën gjigandët e Europës. Spanja e nisi fushatën e saj në shtëpi me fitoren 2-1 përballë Norvegjisë. Iberikasit gjenden në një grup relativisht të lehtë për ta, por ndeshja nuk rezultoi edhe aq e thjeshtë. Fillimisht, Spanja kaloi në avantazh falë golit të sulmuesit Rodrigo në pjesën e parë, megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin nga pika e bardhë e penlltisë. Gjithsesi, spanjollët reaguan dhe morën sërish avantazhin me kapitenin Ramos, që shënoi po me penallti.

Ndërkohë,  Italia luajti në Romë ndaj skuadrës së Finlandës duke fituar me rezultatin e pastër 2-0. Axurrët janë me fat në këtë edicion teksa janë favoritët e mëdhenj në grupin e tyre. Talentët të cilëve trajneri Mançini iu besoi nuk zhgënjyen, ndërsa shënuan nga një gol për pjesë. Fiillimisht me Barelën dhe në pjesën e dytë sulmuesi i talentuar Kin dyfishoi shifrat.  Transfertë e lehtë në letër për Greqinë, që mposhti 0-2 modestët e Lihtenshteinit. Takimi tjetër i këtij grupi,  ai mes Bosnjes dhe Armenisë përfundoi me fitoren e vendasve 2-1.

Live rezultatet

Grupi F

20:45 Spanjë-Norvegji 2-1

Shënues: 16′ Rodrigo 72′ pen. Ramos/ 64′ pen. King

Grupi J

20:45 Itali-Finlandë 2-0

Shënues: 7′ Barela, 74′ Kin

20:45 Lihtenshtein-Greqi 0-2

Shënues: 45′ Fortunis, 80′ Donis

20:45 Bosnje Hercegovinë-Armeni 2-1

Shënues: 33′ Kruniç, 80′ Miloseviç/ 90′ Mkitarjan