AKTUALITET, 3 September 2026, 11:31

Makina u bë 'shoshë'/ Ekzekutimi i 65-vjeçarit në Mirditë, banori: Punonte te ujësjellësi, e vranë ndërsa shkonte të hapte ujin

Një banor i zonës ka thënë për median, se 65-vjeçari punonte te ujësjellësi. Ndërsa tregon se e përshëndeti, banori shprehet se po shkonte të hapte ujin kur e vranë.

“Jam përshëndetur kalimthi sot. Ai po shkonte të hapte ujin, punonte me ujësjellësin. Ishte duke shkuar atje por e vranë. Ai ka qenë burrë nuk është ruajtur kurrë”, tha një banor i zonës.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë automjetin ku u gjet viktima, ndërsa duken edhe shenjat e lënë nga plumbat, ndërsa në zonë ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Viktor Bardhi, vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në vitin 2023 për motive hakmarrjeje.

Ndërkohë, në fshatin Munaz është gjetur një automjet i djegur, për të cilin po verifikohet nëse ka lidhje me ngjarjen e rëndë.