TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Atentat në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi. Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.
"Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. Bardhi, rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.
Pas atentatit, makina është përplasur me barrierat e urës dhe ka marrë dëmtime në pjesën e përparme.
Pistë hetimi dyshohet përplasja ndër vite me fisin Reçi. Viktor Bardhit, brenda 3 viteve i vranë vëllanë Martin Bardhi dhe nipin Kristian Bardhi.