TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e showbizit. Laurent Krasniqi, i njohur për publikun si gazetar por më shumë si TikToker dhe ish-banor i “Big Brother VIP Kosova”, ka ndërruar jetë në moshën vetëm 29-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me motor.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku i riu u përfshi në një përplasje teksa udhëtonte me motor.
Pas ngjarjes, Krasniqi u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët tentuan t’i shpëtonin jetën. Pavarësisht ndërhyrjes dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, plagët e marra rezultuan fatale.
Laurent Krasniqi kishte fituar fillimisht vëmendjen e publikut përmes TikTok-ut, ku ishte një personazh i njohur në rrjetet sociale. Më pas, ai u bë edhe pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, duke u kthyer në një figurë të komentuar nga publiku.
Vdekja e tij e papritur në një moshë kaq të re ka shkaktuar reagime dhe tronditje te ndjekësit e tij dhe publiku që e njohu gjatë eksperiencës së tij televizive, ndërsa shumë prej ndjekësve dhe personave që e njihnin kanë shprehur ngushëllimet për familjen.
Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.
