TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, pas intervistimit nga ana e policisë, ka pranuar se fotografia të cilën e ka publikuar dje nuk është realizuar gjatë luftës në Kosovë.
Ajo ka treguar se nga kush e pranoi atë fotografi.
“E kam marrë nga një asociacion, pra këshilli i drejtave të njeriut. Një aktivist ma ka dorëzuar dokumentin në zarf dhe e dokumentonte se mund ta përdori dhe se personi është gjallë, dëshmitare ka qenë edhe nënkryetarja e komisionit për personat e zhdukur. Unë kurrë s’kam menduar se dikush mund të më sjellë dokumente që nuk janë të verifikuara dhe të sakta. Shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur situata të ngjashme, prandaj nuk kam besuar që ky dokument nuk është i saktë” u shpreh Brovina për Telegrafin.
Ajo theksoi se personi që ia kishte dorëzuar këtë fotografi, që emrin tha nuk ia mbanë mend i kishte thënë se ngjarja ka ndodhur diku në Dukagjin. Deputetja shoti se do të jetë në dispozicion të institucioneve të shtetit për këtë rast.