AKTUALITET, 26 Shtator 2019, 23:57

Mafia pushton Italinë, 500 burra të armatosur gati për luftë!

Mafia pushton Italinë, 500 burra të armatosur gati për

Dy operacione antimafie të bëra në Itali nga Policia e Shtetit, kundër klanit kriminal ‘ La Stidda’, janë finalizuar me arrestimin e rreth 70 personave në mbarë Italinë.

Policia ka sekuestruar rreth 35 milionë euro, të cilat qarkullonin në mënyrë ilegale në Itali.

Qendra e operacionit anti mafie ishtë Breshia, ku klani mafioz ka kryer më së shumti aktivitetin e tij.

Veprimtaria fiktive tatimore, e kryer nga mafia Italiane ka dëmtuar jashtë mase shumë ekonominë e Italisë vitet e fundit, duke i shkaktuar asaj një humbje me dhjetëra miliona euro.

Klani ‘ La Stida’ është cilësuar nga prokuroria italiane, si një metamorfozë evolucionare, pasi ajo e transformoi idenë e mafies së vjetër dhe tradicionale italiane, në një mafie të modernizuar, ku këmishat e bardha, bizneset serioze, dhe sipërmarrësit në dukje të ndershëm, kanë qenë ura e tyre lidhëse për aktivitetin e tyre të paligjshëm.

Ky klan ishte i shpërndarë kryesisht në disa zona të Italisë si Piemonte, Lombardia, Toskana, Napoli, Lazio, Kalabria dhe Siçili. Guardia di Finanza dhe policia e shtetit kanë mundur të hynë në brendësi të klanit mafioz dhe kanë arritur të zbulojnë pothuajse të gjitha aktivitetet e tyre kriminale.

Ndërkohë në Gela, u arrestuan gjithashtu dhe kokat e bandës mafioze Di Giacomo. Nga përgjimet prej qindra orësh të policisë italiane, është zbuluar se banda e Giacomos, kishte pothuajse 500 burra të armatosur në mbarë Italinë të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë të nisnin një luftë të re mafioze.

Policia e Italisë deklaron se bandat dhe klanet mafioze në Itali kanë krijuar një rreth të gjerë pas tyre, të cilësuar nga ta si një ushtri e armatosur e gatshme për luftë në çdo kohë./Il messaggero.it