AKTUALITET, 30 Shtator 2019, 19:37

Mafia shqiptare dominuese/ Media greke: Linja Ekuador-Shqipëri dhe Pire-Shqipëri, dhimbje koke për autoritetet tona

Mafia shqiptare dominuese/ Media greke: Linja Ekuador-Shqipëri dhe

“Një ton marijuanë është shumë, por një tjetër dhimbje koke për autoritetet tona është linja Ekuador-Shqipëri dhe Pire-Shqipëri”

Kështu shkruan në një shkrim të sajin media greke “Zougla”, e cila i referohet aksioneve të ditëve të fundit, ku u godit një linjë e trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, por edhe kapja e 137 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Sipas burimeve policore, kartelet latino-amerikane të drogës kanë gjetur bashkëpunim me mafian shqiptare.

Ky fakt konfirmohet edhe nga autoritetet italiane. Sipas tyre, Adriatiku është në një luftë midis autoriteteve dhe mafies shqiptare, e cila tenton të behet mafia e katërt në vendin fqinj.

Nje prokuror italian, javën e shkuar, do të deklaronte se, duhet patur kujdes me linjën Shqipëri - Puglia - Greqi.

“Sacra Corona Unita” e përdor shpesh këtë linjë ne bashkëpunim me trafikantet shqiptarë për të transportuar ngarkesat e drogës.

https://www.zougla.gr/greece/article/kinigontas-ta-kartel-narkotikon-sto-vorio-egeo