SPORT, 17 Korrik 2018, 20:21

“Luftë” për talentin shqiptar mes Steauas së Bukureshtit dhe Sionit

“Luftë” për talentin shqiptar mes Steauas së

Një nga lojtarët më të talentuar të Kombëtares U-19 të Shqipërisë, sulmuesi Samuel Nezha, është vënë në shënjestrën e dy klubeve të njohura, siç janë rumunët e Steauas së Bukureshtit dhe zviceranët e Sionit.

Lojtari i rritur te Breshia, sipas asaj që bën me dije “TuttoMercatoWeb.com”, po ndiqet me shumë interes nga këto dy klube dhe shumë shpejt ai do të lërë Italinë. Sulmuesi i datëlindjes 2000, aktivizohet në kategoritë inferiore në Itali me Maestre Juniores, ndërkohë që ka luajtur disa ndeshje me Kombëtaren e 19-vjeçarëve, që drejtohet nga trajneri Erion Bogdani.

Kalimi te Steaua e Bukureshtit, apo Sioni, do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara për sulmuesin e ri kuqezi.