TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuar në vendin tonë, Donald Lu, po ushtron detyrën në Kirgistan, ku situata nuk duket aspak e qetë.
Ish kreu i shtetit, Almazbek Atambayev, u arrestua mbrëmjen e djeshme, pas akuzave për korrupsion dhe lidhje me Moskën.
Mes përleshjeve të përgjakshme me mbështetësit të tij, policia ka arritur më së fundi të futet në kompleks dhe të arrestojë ish kreun e shtetit.
Kjo ngjarje la pas dhjetra të plagosur, ndërsa një oficer humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u morrën peng.
Atambayev pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, dhe të organizuara nga ish aleati dhe pasardhësi i tij, Sooronbai Jeenbekov.
Parlamenti i shtetit aziatik i ka hequr atij imunitetin në muajin qershor. Nga ana tjetër, parlamentit kirgiz i është bërë thirrje për të adresuar krizën, ndërsa presidenti Jeenbekov, ka urdhëruar qeverinë e tij të marrë “masa urgjente”, por ai nuk ka dhënë detaje se çfarë ka kërkuar saktësisht.
Donald Lu, ka qenë një nga iniciuesit kryesorë të Reformës në Drejtësi në vendoin tonë, ndërsa nuk dihet nëse roli i tij do të jetë po kaq vendimtarë edhe atje.
https://www.youtube.com/watch?v=NVGpJo6sZiY