BOTA, 6 Gusht 2019, 21:41

VIDEO/ Tym në kabinën e avionit, pasagjerët përjetojmë momente tmerri

VIDEO/ Tym në kabinën e avionit, pasagjerët përjetojmë



Pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri kur kabina e avionit të British Airways u përfshi nga tymi 10 minuta përpara uljes.

Kompania ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në fluturimin BA422 nga Londra për në Valencia.

Fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk ka mbetur i lënduar gjatë momenteve të panikut. Pasi avioni u ul në pistë ata u evakuuan me shpejtësi.

Autoritetet ndërkohë kanë hapur një hetim për të zbuluar shkaqet që sollën mbushjen e kabinës nga tymi.

https://www.youtube.com/watch?v=1xfn3DlaLfE