BOTA, 3 Gusht 2019, 15:19

Protestat në Hong Kong/ Demostruesit paralajmërojnë grevë në mbarë qytetin

Protestat në Hong Kong/ Demostruesit paralajmërojnë grevë



Prej javsh vazhdojnë protestat masive në hong Kong, ku gjithmonë e më tepër po mbeten njerëz të plagosur.

Protetsat filluan si rezistencë ndaj një projektligji për ekstradimin e personave të kërkuar në Kinë, por tani kanë përfshirë edhe thirrjet për largimin e zyrtarëve të korruptuar si dhe për hetime lidhur me përdorimin e forcës nga policia.

Protestuesit janë mbledhur në Hong Kong për nëntë herë me rradhë, teksa tensionet vetëm vijnë në rritje me autoritetet.

Grupet e protestueseve u mblodhën në rrethin “Mong Kok” përpara se të fillonin marshimin e tyre, me disa veshje mbrojtëse.

Grupet e opozitës planifikojnë demonstrime të mëtejshme të dielën dhe një grevë në mbarë qytetin të hënën e ardhshme.

Edhe pse qeveria ka pezulluar tani projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës, demonstruesit duan që projektligji të tërhiqet plotësisht.