TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është momenti kur policët amerikanë qëlluan për vdekje me armë zjarri, burrin që vrau nëntë persona në Ohio dhe plagosi 27 tjerë.
Vrasësi i identifikuar si Connor Betts, 24-vjeç, qëlloi me armë në një zonë të frekuentuar në Dayton, Ohio.
Shefi i policisë së Dayton, Richard Biehl, ka deklaruar se zyrtarët policorë që po patrullonin në Oregon pak minuta para se të mbylleshin lokalet e natës, filluan të vrapojnë në drejtim të personit që kishte shtënë mbi qytetarët me një pushkë automatike.
“Zyrtarëve policorë nuk u janë dashur më shumë se 20 sekonda që ta lokalizojnë dhe neutralizojnë personin që shtinte mbi njerëzit me pushkë automatike”, tha Biehl.
4- vjeçari Connor Betts ishte armatosur me një mori karikatorësh e veshje antiplumb.
Ngjarja e tmerrshme ndodhi në harkun e 30 sekondave rreth orës 1 të mëngjesit të 4 gushtit.
[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/08/640x360_MP4_6007802234316538076.mp4"][/video]