BOTA, 8 Gusht 2019, 15:45

VIDEO skandali/ Ky është gazetari italian që po trondit Maqedoninë

VIDEO skandali/ Ky është gazetari italian që po trondit


Gazetari Italian i gazetës ‘La Verita’, Laris Gajzer, ka reaguar pas publikimit të materialit filmik përmes të cilit faktonte një skemë të madhe korrupsioni të kryer në Maqedoninë e Veriut.

Me një shënim në ‘Facebook’, gazetari italian shkruan se materiali i sotëm është thjesht fillimi, ku shton se ditët e ardhshme do të publikohen materiale të tjera.

Ai hedh akuza të forta ndaj politikanëve maqedonas dhe për përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian, ndërsa thotë se këta të fundit janë përgjegjës për nënçmimin e qytetarëve të saj duke mbështetur hapur  ata që mbrojnë personat që janë kundër sistemit të drejtësisë dhe godasin të dobëtit.

https://www.youtube.com/watch?v=8s4fMxpiYWY