LIFESTYLE, 7 Janar 2020, 10:03

E filloi me 300 mijë lekë të vjetra, Bes Kallaku rrëfen shifrën e majme që arriti të merrte në “Portokalli”!

E filloi me 300 mijë lekë të vjetra, Bes Kallaku rrëfen


Aktori i humorit Bes Kallaku, i ftuar në emisionin “3shat”, është vënë përballë pyetjeve të drejtpërdrejta. Një nga kuriozitetet më të mëdha për personazhet publikë është edhe pagesa që ata marrin për profesionin që kryejnë.

Bes Kallaku ka preferuar të tregohet i sinqertë, duke thënë se e ka nisur në fillimet e tij në “Portokalli”, me 300 mijë lekë të vjetra. Më pas ai ka treguar se pagesa u rrit në shifra të konsiderueshme.

BISEDA

Bora Zemani: “Besi sa e ke pasur rrogën në fillimet e tua në Portokalli?”

Bes Kallaku: “300 mijë lek të vjetra”

Bora Zemani: “Po në fund?”

Bes Kallaku: “Nuk e di, se shkonte bashkë me honorarët edhe mbi 5 milionë lekë. Po varet…

Kjo ishte bashkë me honorarët. Kurse në fund fare, përpara se të ikja ka qenë më e lartë se 300 mijë lekshi, por maksimumi aq ka qenë, mbi 5 milionë lekë”.