AKTUALITET, 14 Maj 2018, 15:29

PD ndryshon strategji, paralajmërimi i fortës i Bashës: Do publikojmë fakte të tjera

PD ndryshon strategji, paralajmërimi i fortës i Bashës: Do
Pas bojkotimit të komisioneve për disa kohë, Partia Demokratike ka ndryshuar strategji.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar ditën e sotme në selinë blu, PD ka njoftuar se nesër dhe pasnesër ato do të marrin pjesë në komisionet parlamentare.

“Do të jemi në komisione për të denoncuar fakte të rënda të qeverisë. Të shkojmë për të treguar se s’do ketë normalitet,” është thënë gjatë diskutimeve.

Në mbledhjen e PD, kryetari i partisë Lulzim Basha ka bërë një përmbledhje të denoncimeve.

“Do të bëhen publike fakte të tjera shumë të rënda, për të cilat presim reagim. Vendimet e mëdha të opozitës do të merren hap pas hapi,” është shprehur ai.

Ky vendim i PD vjen pas denoncimit të përgjimeve të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, me trafikantë të drogës.