TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luana Vjollca është në një lidhje dashurie me Krenar Çoçajn, ish-i dashuri i Dafina Zeqirit, i cili e shoqëroi edhe në dasmën e motrës së saj, Marinës.
Edhe pse Luana dhe Krenari nuk janë prononcuar ne media si të lidhur, këtë gjë e dinë të gjithë vetëm se Luana dëshiron që disa gjëra të ngelen vërtet private edhe pse vështirë të ndodh kjo gjë.
Por sot në median shqiptare u përfol se së fundmi dyshja kanë patur një krisje në marrëdhënien e tyre.
Fotot e Luanës me të motrën Marina Vjollca, teksa ndodheshin me pushime dimërore, na bënë të dyshojmë se Luana ishte shoqëruese e çiftit.
Por të afërmit e çiftit kanë thënë për “Express” se Luana dhe Krenari vazhdojnë lidhjen, madje Krenari ndodhet bashkë me Luanën në St.Moritz.
[gallery ids="68019,68018,68017,68016,68015,68014,68013,68012,68011,68006,68007,68008,68009,68010,68005,68004,68003,68002,68001,68000,67999,67998,67997,67996,67995,67994,67993,67992"]