LIFESTYLE, 9 Shkurt 2018, 12:05

Blogerja shqiptare “topless” në rrugët e Nju-Jorkut, me fustanin 1750 $

Blogerja shqiptare “topless” në rrugët e Nju-Jorkut, me

Aureta Thomollari është një blogere shqiptare, e njohur edhe në vendin ku jeton, në SHBA. Ndryshe nga blogeret që mund të keni dëgjuar së fundmi, Aureta ka nisur blogun e saj që në vitin 2009, ndërsa ka aftësi të shkëlqyera për të shprehur dashurinë e saj për artin dhe modën në profilin e saj në “Instagram”.

Madje ajo doli finaliste në listën e “Instagrammer” të Vitit, në 2016-n.

Nëse hyni në profilin e saj të “Instagram”-it do të shikoni një larmishmëri postimesh, nga ato me udhëtime, të veshjes apo edhe të detajeve që tërheqin syrin e saj.

Ajo që na tërhoqi së fundmi vëmendjen ishte postimi i saj, ku shfaqej e veshur me një fustan aq të tejdukshëm në pjesën e sipërme, sa dallohet edhe gjoksi.

Aureta ka pozuar me fustanin e markës “Sukeina”, që kushton 1.750 dollarë, në rrugët e Nju-Jorkut, ku si aksesor mban unazat dhe syzet e diellit.

“Doli dielli, Nju-Jorl”, shkruan në gjuhën angleze blogerja.

Fustani i verdhë i markës “Sukeina” është dizajnuar si një veshje kokteji, ndërsa si detaj ka thekët dhe dantellën.

Shqiptarja njihet për stilin e saj të veçantë dhe shpesh avangardë, ndaj nuk ka asnjë problem që të veshësh një fustan pa hequr idenë e tij të dizajnimit.

[gallery ids="67660,67661,67659,67657,67658"]