LIFESTYLE, 8 Shkurt 2018, 13:17

Femra më e bukur e Kazakistanit është … mashkull

Femra më e bukur e Kazakistanit është … mashkull

Një modele 22-vjeçare që arriti në finalen e Miss Virtual Kazakhstan, rezultoi të jetë mashkull.

Arina Aliyeva, emri i vërtetë i së cilës është Ilay Dyagilev, arriti në finalen e konkursit që u zhvillua online, pasi fotoja e tij mori mbi 2,000 vota.

Duke arritur në këtë fazë, Aliyeva u kurorëzua ‘Miss Virtual Shymkent’ – kryeqyteti i Rajonit të Kazakistanit Jugor.

Por “sundimi” ishte jetëshkurtër – pasi organizatorët e skualifikuan Aliyeva-n “për nxjerrjen e informatave të pasigurta rreth vetes”.

Titulli dhe vendi në finalen kombëtare i është dhënë Aikerim Temirkhanovës, i cili ka marrë 1,975 vota.

Dyagilev pranoi se nuk ishte femër, dy ditë pasi arriti në finale, duke thënë se personazhi i Arina Aliyeva ishte “një projekt i ekipit tim”.

“Shumë vajza mendojnë se pamja është gjëja kryesore dhe është një punë e vështirë të jesh e bukur”, tha Dyagilev. “Por unë e argumentoja me miqtë e mi se edhe një mashkull mund të dukej si një femër e bukur.

“Unë kam qenë në botën e modës që kur isha 17 vjeç, duke u paraqitur si një model dhe duke krijuar imazhe. Unë mund të transformohem lehtë ndaj ftova vetëm një fotograf, parukier dhe make-up artist dhe imazhi i Arina-s ishte gati”.

“Isha shumë i befasuar kur arrita në finale”.

https://www.instagram.com/p/BdAnJICHIhZ/?taken-by=aalieva7252