TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo ka qenë gjithmonë magjepsëse gjatë eksperiencës së saj 30-vjeçare në industrinë e filmit. Dhe Rachel Weisz nuk zhgënjeu kur arriti e veshur me stil, në premierën botërore të filmit “The Mercy”, në Londër.
Britanikja 47-vjeçare, e cila është e martuar me aktorin që luan rolin e James Bond, Daniel Craig, dukej e mrekullueshme me fustanin blu me printe lulesh.
Por ajo që të bënte përshtypje ishte makijazhi aq natyral i aktores. Me vetullat e pahequra dhe vetëm me një ton rozë për sytë, Rachel Weisz u shfaq kaq natyrale, duke mos fshehur rrudhat e saj.
Ajo pozoi në tapetin e kuq edhe krah aktorit Colin Firth, me të cilin luan në film rolin e një çifti, që jeton mes detit dhe tokës.
[gallery ids="67328,67327,67326,67325,67324"]