LIFESTYLE, 9 Shkurt 2018, 10:38

“Nuk haja kurrë sallata”! Supermodelja tregon si u transformua më pas

“Nuk haja kurrë sallata”! Supermodelja tregon si u transformua
Ajo ka fituar reputacionin e një vajze festash në rininë e saj dhe shpesh shihej duke hyrë e dalë nga club-et e Londrës. Por Kate Moss tani e ka hedhur pas këtë mënyrë të egër jetese, duke rishikuar stilin e saj të jetesës në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme ndërsa plaket. Duke folur për “Guardian”, modelja 44-vjeçare, zbuloi se ka humbur peshë në belin e saj në vetëm 10 ditë, pasi iu nënshtrua një diete të pastër dhe më në fund u regjistrua në palestër. Supermodelja zbuloi se kurrë nuk kishte qenë e vetëdijshme për atë që hante në rininë e saj, ndërsa është habitur nga fakti se detoksifikimi ka ndikuar në shëndetin dhe lëkurën e saj.

“Unë kam vënë re një përmirësim që kur kam nisur ushqime si sallata dhe ushqime të tilla. Unë kurrë nuk kam ngrënë sallata dhe tani trupi im është pastruar.

Duke e përçmuar gjithmonë stërvitjen, bukuroshja më në fund mori vendimin për t’iu bashkuar palestrës, dhe pranoi se është shumë e dhënë pas saj. [gallery ids="67569,67568,67563,67570,67567,67566,67561,67562,67564,67560,67559,67558,67557,67555"]