TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Modelja shqiptare Emina Cunmulaj prej disa vitesh është e martuar me biznesmenin e njohur amerikan Sam Nazarian. Ata tashmë janë prindër të një vajze dhe së shpejti do të vijë në jetë edhe bebi i tyre i dytë.
Modelja na ka treguar gjithmonë se është shumë e përkushtuar për familjen e saj. Por dje ajo është ndierë më krenare se kurrë më parë për bashkëshortin e saj.
Revista prestigjioze “Forbes” i ka dedikuar një artikull bashkëshortit të saj, i cili është një ndër ndërtuesit më të mëdhenj të hoteleve luksoze kudo në botë. Pikërisht ky artikull i dedikohet punës së tij të madhe për hapjen e një rrjeti të madh hotelesh dhe biznesesh.
“Burri im boss, jam shumë krenare për ty”, ka shkruar Emina në një postim të sajin në “Instastory” ku shfaqet faqja e parë e artikullit të botuar në revistën “Forbes”.
[gallery ids="67647,67648,67645,67644,67643"]