LIFESTYLE, 27 Shkurt 2018, 15:05

Luana Vjollca kritikohet rëndë nga fansat: Pse gënjen?

Luana Vjollca kritikohet rëndë nga fansat: Pse gënjen?

Luana Vjollca ka ngjallur shpesh debat për paraqitjen apo fizikun e saj dhe këtë herë ka qenë vetë ajo që i ka nxitur fansat.

Ajo vendosi t’i bindte fansat për atë që ajo është, duke postuar një foto në Instagram me mbishkrimin: “Si një kek me mollë i freskët, pa make-up”.

Diçka nuk shkoi mesa duket, fansat përsëri e kanë komentuar negativisht këtë pretendim për natyralitet nga ana e Luanës.

Ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar, se Luana nuk di ta bëjë dallimin të jesh me apo pa grim.

Sipas tyre vetullat i ka të ngjyrosura, qepallat i ka vënë, buzët i ka fryrë.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që prezantuesen e njohur shqiptare e kanë kritikuar nëpërmjet komenteve ku fokus të veçantë ka qenë grimi i tepruar, përdorimi i photoshop-it dhe ndërhyrjet kirurgjike.

[gallery ids="75281,75280,75279,75278,75277"]