LIFESTYLE, 27 Shkurt 2018, 14:40

I dashuri i ri? Fjolla Morina shfaqet me një mashkull misterioz

Fjolla Morina ka qenë shumë diskrete për jetën e saj private, sa nuk ka treguar as baballarët e dy vajzave të saj.

Tashmë ajo vendosi që të provokonte me një foto të publikuar në “Snapchat”, me një mashkull misterioz.

Këngëtarja shfaqet e ulur në makinë dhe shofer është një djalë, të cilit këngëtarja është kujdesur t’ia fshehë identitetin, duke i vendosur një “emoji” zemre në pjesën e kokës.

Të jetë një i dashur i ri apo thjesht është një mik i mirë i këngëtares, e cila ka vendosur ta mbajë sekret në këtë formë për të ngjallur pak dyshime në fansa?