LIFESTYLE, 2 Maj 2020, 18:48

Luana Vjollca fiton çmimin ndërkombëtar “Best Albanian Act Artist”: Jam mirënjohëse që përfaqësoj Shqipërinë!

Luana Vjollca fiton çmimin ndërkombëtar “Best Albanian

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca ka marrë lajmin e mrekullueshëm nga SHBA. Në ceremoninë ‘Golden Panther Music Awards 2020”e organizuar mbrëmjen e djeshme në New York  Luana Vjollca ka fituar çmimin “Best Albanian Act Artist”. Ka qenë vetë këngëtarja, e cila ka bërë të ditur lajmin  përmes një videoje të postuar në rrjetin e saj të ‘Instagramit’  ku dhe ka shprehur falenderimin për nominimin duke theksuar se  është shumë mirënjohëse për faktin që ka përfaqësuar Shqipërinë.
 
View this post on Instagram
 

Golden Award #Blessed ?

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

“Përshëndetje “Golden Panther Awards”, përshëndes të gjithë njerëzit kudo në botë. I uroj shëndet dhe lumturi. Së bashku mund ta kalojmë këtë situatë. Dua t’ju falenderoj për nominimin dhe çmimin, jam shumë e lumtur që përfaqësoj një vend të vogël por kaq të dashur e të bukur siç është Shqipëria,” tha Luana Vjollca. “Golden Panther Award” nderon çdo vit artistët më të mirë e të njohur në nivel ndërkombëtar.