LIFESTYLE, 2 Maj 2020, 11:41

Kujt i thotë papritur ‘Të dua’? Eneida Tarifa merr telefonin dhe i shpreh dashurinë një personi të veçantë: Më merr vazhdimisht malli për ty!

Kujt i thotë papritur ‘Të dua’? Eneida Tarifa merr


Këngëtarja Eneida Tarifa ka qënë sot e ftuar në emisionin “Ora e Tiranës”, ku edhe ka folur lidhur me mënyrën sësi e ka përjetuar pandeminë e koronavirusit.

Eneida është shprehur se po kalon kohë në shtëpi me të bijën, por se gjithashtu i mungon përditshmëria dhe njerëzit e afërt. E ‘shtyrë’ nga moderatorja Enxhi Nasufi, këngëtarja ka marrë në telefon për t’i shprehur dashurinë, mikeshën e saj, Kozeta Kurtin.

Shiko minutën e 11

https://youtu.be/vRARylaXupY

Eneida Tarifa: Kozeta, të kam thënë që të dua shumë? Të pëlqen ta dësgjosh? Kisha shumë dëshirë të të telefonoja ty si një person që më merr vazhdimisht malli. Edhe ja ku jam. Faleminderit që më bën të ndjehem mirë. Edhe në shoqërinë tëndë po edhe kur nuk je aty. Të kam shumë xhan.

Kozeta Kurti: Faleminderit që ma mbylle gojën, mua nuk më mbyllet goja por ti ma mbylle.