LIFESTYLE, 23 Mars 2018, 14:17

Një gjë e madhe na pret! Flori dhe Geti publikojnë foton e shumëpritur

Flori Mumajesi e ka konfirmuar bashkëpunimin me reperin Getoar Selimi. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet në një studio muzikore bashkë me Getin, si për t’ju thënë fansave se diçka e madhe ju pret.

“Me legjendën Ghetto Geasy”, shkruan Flori i cili shihet mjaft i përqëndruar ndërsa Geti shihet duke pirë.

Bashkëpunimi i tyre i parë “Baby” pati shumë sukses. Nisur nga kjo, Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi, kanë vendosur të mos jetë bashkëpunimi i fundit, por të takohen sërish bashkë.

Dyshja kanë në plan të bëjnë një projekt të suksesshëm që shpresojmë të dalë në verën e këtij viti.  Nëse bëhet fjalë për një projekt si i pari, që tani mezi po e presim.