Pavarësisht se kjo histori u përfol shumë në rrjetet sociale ende nuk është mësuar shkaku i vërtetë i kësaj ngjarje.
Histori dyluftimi ka pasur dhe midis grupeve si OTR dhe Babastars
Kohë më parë reperi Noizy u përlesh me anëtarët e labelit kosovar në Zvicër, ndërsa vazhdimisht nuk kanë munguar ‘thumbat’ mes tyre përmes këngëve të publikuara.
Noizy nuk ka hezituar që të tallet me reperin Cozman muaj më parë, duke i përmendur atij të dashurën Tunën, me të cilën sipas tij ai kishte pasur marrëdhënie seksuale.
Reperat e grupit Babastars janë përplasur me grupin OTR, të drejtuar nga reperi shqiptar Noizy, përballë ‘Swiss Diamond Hotel’ në Prishtinë. Mediat në Kosovë bënë me dije se reperi Noizy u plagos lehtë në kokë. Ndërkohë policia e Kosovës ka arrestuar reperin e Babastars Ylber Abdullahu – i njohur si Cozman, vëllain e tij dhe mikun e tij të afërt Albert Krasniqi.
Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës u plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.
Kujtojmë që kjo përleshje nuk ishte e para mes tyre, pasi në vitin 2012 kishte ndodhur një ngjarje e tillë në aeroportin e Cyrihut, në Zvicër.
https://youtu.be/ckfHmNqb3hI
Ata u rrahën me grushte dhe vetëm pak orë më vonë publikuan video duke treguar se janë mirë dhe se nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në trup.
Në atë kohë pjesë e Babastars ishte edhe Ledri Vula, i cili kishte marrë përsipër gjithë ngjarjen, duke treguar versionin e tij se “Babastars” kishin rrahur keq Noizyn.
https://youtu.be/cblMOZdK7uI
Kush janë OTR dhe “Babastars”
Labeli Babastars u themelua nga Getoar Selimi në vitin 2010. Aty bëjnë pjesë reperat “Tingulli Trent”, “Skivi”, “Majk”, “Onat”, “Cozman” “Stresi” “Agon Amiga”, “Tuna”, dhe një numër shumë i madh i DJ. Ky label ka krijuar mjaft hite të sukseshme në Shqipëri e Kosovë, madje thuhet se kanë revolucionalizuar muziken shqipe.
O.T.R.(On the Top Rest) do të thotë “Mbi të gjithë” dhe është një grup mjaft i famshëm në Shqipëri.
Grupi u formua në vitin 2000 nga Noizy, i cili la luftën e rrugës në Angli për tu kthyer në Shqipëri. Me ndihmën e reperit DUDA nga Kosova ai u bë i njohur atje dhe në vende të tjera të Botës. Në grupin e madh ka mbi 300 anëtarë. “Noizy”, “Mali G”, “Varrosi”, “Bohem1” “Blazer”, “Shadow”, “Naic”, “Big H”,
“Dulla, “Anjeza”, “Sheila”, “Ciljeta”.
Reperat kosovar, Getoar Selimi dhe Gold AG
Getoar Selimi, këngëtari i njohur, lideri i kompanisë së produksionit “Baba Records” dhe njëkohësisht lideri i grupit “Tingulli i 3NT”, ka shkëmbyer disa grushte me reperin nga Presheva, Gold AG.
Miqtë e Getoarit tregojnë se ky i fundit nuk ka shkuar mirë dhe më parë me këngëtarin Gold AG, që këndon muzikë Undergraund dhe se zënka e ka zanafillën nga një mëri e vjetër mes dy reperave dhe u rihap pak ditë para publikimit të albumit të fundit të “Tingulli i 3NT”.
Një këngë e titulluar “Qyr”, ka qenë zanafilla e provokimit të zënkës mes dy djemve, që ka nxitur këngëtarin Gold AG të polemizojë gjatë një emisioni të zhvilluar në Tiranë. Duket se tashmë çdo gjë është sistemuar mes dy këngëtarëve nga Kosova dhe tashmë ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.
Duda, një këngë me kritika kundër rebel A.K.A Unikatil
Duda, këngëtari reper nga Gjilani nuk është i njohur për karakterin e tij të qetë, duke qene se disa kohë më parë ai pati disa problemeve me policinë.
Gjithsesi, në këtë rast “debati” i tij nuk ka shkuar deri në grushte, por thjesht në një këngë me kritika, të cilat i adresohen një tjetër reperi kosovar, Rebel a.K.a Uni- KKatil.
Kështu, kënga e tij “Jeta jem”, përmban në vargjet e saj disa kritika për këngëtarin tjetër të së njëjtës rrymë muzikore, Rebel a.K.a UniKKatil.
Shkaku i këtyre kritikave ende nuk dihet, por ndoshta ky i fundit mund t’i përgjigjet Dudës me të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, kënga “Jeta jem” gjithmonë e më shumë po bëhet hit nëpër qytetet kosovare, sidomos në qytetin e lindjes se këngëtarit, ku fansat e tij e mbrojnë së tepërmi nëpër forume, duke ironizuar Rebel a.K.a UniKKatil.
AlpeNews.al