AKTUALITET, 6 Nëntor 2018, 16:06

Lleshi zv/ministër, Manjani: Flasin për Kushtetutë, çfarë shteti!

Lleshi zv/ministër, Manjani: Flasin për Kushtetutë,

Pas emërimit nga Kuvendi të Sandër Lleshit në pozicionin e zëvendësministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit, vjen dhe një reagim nga ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson me ironi se listës së zyrtarëve “të përkohshëm” i shtohet sot edhe Sandër Lleshi.

Në këtë linjë Manjani shton; “Listës së zyrtarëve “të përkohshëm” i shtohet sot edhe Sandër Lleshi!

Çfarë shteti!

Flasin edhe për Kushtetetutë, pa le!”.