TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është axhendë e presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas tij, Kosovës i duhet një garanci e fortë ndërkombëtare për njohje të shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë si dhe përjashtim i mundësisë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.
“Hapja e çështjes së kufijve dhe territoreve në Ballkan është pikërisht ajo që ne e dimë që është axhendë e Vladimir Putinit, pra për të mbajtur Ballkanin hapur, sepse askush nuk garanton kur hapet një kufi çka ndodhë me të pastaj”, është shprehur Haradinaj.