Rekordi i mungesave të Liverpool është përkeqësuar, pasi sulmuesi Mohamed Salah është konfirmuar me koronavirus.
Lajmin për infektimin e Salah e dha Federata Egjiptiane e Futbollit (FEF), shkruan britanikja "Daily Mail".
"Testimi mjekësor i kryer tek ekipi ynë iparë kombëtar të futbollit tregoi se lojtari ynë ndërkombëtar, Mohamed Salah, ylli i Liverpool, ishte infektuar me koronavirus, pasi testi i doli pozitiv, megjithëse ai nuk vuan nga asnjë simptomë", shkruan një deklaratë të publikuar në Twitter, Federata Egjiptiane.
Sipas "Daily Mail", sulmuesi i kampionëve të Anglisë para disa ditësh mori pjesë në dasmën e të vëllait në Egjipt.