AKTUALITET, 11 Prill 2018, 12:56

LIVE/ Del shifra e parë zyrtare, sa viktima ka nga avioni i rrëzuar pranë aeroportit (Pamjet e tmerrit)

Është konfirmuar zyrtarisht se janë të pakten 181 viktima, shkaktuar nga rrezimi i një avioni ushtarak në Algjeri këtë të mërkurë.

Një skenë kaotike duket nga pamjet e shpërndara në internet, ku po kërkohet për trupat e viktimave.

12

Mediat e huaja raportojne se avioni u rrezua ne Algjeri, prane aeroportit në Boufarik, që ndodhej rreth 30 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit algjer.

1

Rreth 14 ambulanca dhe shuem forca policie e zjarrfikes u dergua ne vendin e ngjarjes dhe mediat lokale, sipas The SUN raportojne per nxjerrje trupash te pajete.

Të gjitha rrugët rreth aeroportit u mbyllën për të ndihmuar shërbimet e emergjencës të kryejnë një mision shpëtimi të dëshpëruar.

algeria2

Një burim ushtarak algjerian tha per transmetuesin lokal të lajmeve Al-Hadath se nuk ka të mbijetuar.

BBC duke iu referuar mediave lokale raporton se avioni kishte me shume se 200 persona ne bord.

Algeria24 ka raportuar se avioni ushtarak i transportit është rrëzuar pak minuta pasi është ngritur në ajër.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se avioni i rrëzuar është prodhim sovjetik i tipit Il-76. Avioni ishte nisur për në Bechar në jugperëndim të Algjerisë.