TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
U mendua se ishte me të vërtetë një tentativë grabitjeje, por rezultoi thjesht një mashtrim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, në rrugën “Tefta Tashko” në kryeqytet, kur dy vajza alarmuan policinë se ishin dhunuar dhe qëlluar me thikë nga një grup djemsh, pasi sipas tyre kishin tentuar t’i grabisnin.
Dhe sipas tyre, duke qenë se nuk kishin mundur dot t’i grabisnin, i kishin qëlluar. Por e vërteta ka dalë në shesh, dy vajzat 17-vjeçare janë vet’dëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Pas hetimeve për të miturat ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 1 proceduan në gjendje të lirë shtetaset :
– D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë
– A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pasi me datë 10.04. 2018, rreth orës 23:50, në rrugën ” Tefta Tashko” për motive të dobëta, kanë bërë kallzim të rremë , me pretendimin se kanë tentuar ti vjedhin duke u vet’dëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet Proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rreme ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme.