AKTUALITET, 11 Prill 2018, 11:26

Taksa e “Rrugës së Kombit”, përfaqësuesja e BB: Është e nevojshme, por duhet të krijohen lehtësira

Taksa e “Rrugës së Kombit”, përfaqësuesja e BB:

Në kuadrin e prezantimit të raportit ekomomik rajonal nga Banka Botërore, u diskutuan për rritjen monetare dhe performancën e mirë të ekspertëve gjatë kësaj kohe.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore, foli dhe për taksën e “Rrugës së Kombit”, ajo u shpreh se taksa është e nevojshme dhe se do të ndihmojë ekonominë e vendit, por sipas saj duhet të të krijohen lehtësira për qytetarët e Kukësit.

Gjithashtu, në fjalën e saj ajo foli dhe për performancën e PPP-eve ajo theksoi se jo të gjitha kanë pasur rezultate të suksesshme, pasi duhet më shumë transparencë.

 “Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP. Pagesa në rrugën e Kombit është e nevojshme, por duhet të merren parasysh nevojat e banorëve të zonës”- tha përfaqësuesja e Bankës Botërore gjatë konferencës në Tiranë”