AKTUALITET, 4 Janar 2019, 13:38

Lirohet pas 8 ditësh biznesmeni i marrë peng

Lirohet pas 8 ditësh biznesmeni i marrë peng

Pas 8 ditësh, është liruar biznesmeni grek Nikos Mavrikos, i cili u rrëmbye në Pire. Ngjarja në fjalë ndodhi para shtëpisë së 52-vjeçarit të enjten 27 dhjetor, ora 08:30.

Ishin 4 persona të maskuar që rrëmbyen në rrugë biznesmenin e njohur, ndërsa kishin edhe shenjën EKAM. Mediat greke raportojnë se pasi u lirua sot në mëngjes, biznesmeni lajmëroi policinë nga shtëpia e tij. Policia vazhdon hetimin e ngjarjes.

Bëhet e ditur se biznesmeni negocioi vetë marrëveshjen për pagesën e lirimit, por nuk dihet nëse dhe si është kryer transferta e parave. Policia nuk la zbuluar të dhëna nga dëshmia e biznesmenit.