AKTUALITET, 4 Janar 2019, 12:41

U arrestua për tjetërsim pronash, flet kryebashkiaku i Lezhës: Akuzat ndaj meje ishin banale

U arrestua për tjetërsim pronash, flet kryebashkiaku i Lezhës:

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj akuzat e ngritura në drejtim të tij i ka quajtur tërësisht banale dhe politike.

Fran Frrokaj ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e ‘ranës së hedhun’ në Shëngjin. Gjatë një komunikimi me gazetaret Frrokaj është i shprehur i bindur se është i pafajshëm.

Jam i gatshëm ta filloj këtë aksion për faktin se të gjitha akuzat që janë bërë kundrejt meje i kam konsideruar jo politike, por banale fare. Unë besoj tek drejtësia, në raport me mua, jo tek drejtësia e përgjithshme, sepse po e shikojmë sesi po trajtohet.

Unë besoj se në punën dhe veprimtarinë time, është goxha e vështirë të gjesh argumenta për të dënuar Fran Frrokajn. Unë dhe të gjithë ne e dimë sepse është bërë kjo ndërhyrje."- shprehet Frrokaj.

Proçesi gjyqësor nuk e pengon për të rikandiduar për një mandat të dytë, ndaj Frrokaj nuk e fsheh këtë ambicie për të qenë sërish në krye të Bashkisë Lezhë.

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

Hetimet për çështjen në fjalë kanë përfunduar dhe dosja ka përfunduar për gjykim në gjykatën e Lezhës.