AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 18:59

Lirohet autori i sulmit ndaj makinës së Lubonjës, burime: S’dihet nëse është nxitur nga persona të tjerë

Lirohet autori i sulmit ndaj makinës së Lubonjës, burime:

Është liruar disa orë pas arrestimit autori i sulmit ndaj makinës së Fatos Lubonjës. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur për Dosja.al, se Arben Haçkaj është lënë sërish i lirë.

Më tej të njëjtat burime shtojnë se ka dyshime të forta se Haçkaj vuante nga çrregullime mendore dhe është marrë për disa orë në pyetje.

Në bazë të dëshmisë së tij, nuk ka indicie që ai të jetë një i përndjekur i fiksuar pas analistit. Por shtohet se sulmi mund të ketë ardhur pas qëndrimeve publike të shprehura nga Lubonja.

Policia ende nuk ka mbyllur hetimet, por nuk ka dyshime që Arben Haçkaj të jetë nxiur nga persona të tretë.