AKTUALITET, 7 Korrik 2019, 13:59

Nesër protesta e opozitës, reagon Rama, paralajmërimi që jep


Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nesërme të opozitës, e cila do të zhvillohet në Tiranë në orë 20:00.

Rama ka reaguar me një shprehje të Martin Luther King.

“Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë.

Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen. Martin Luther King”, shkruan Rama.