TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa tërmete të njëpasnjëshme kanë tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tërmetet kanë goditur Kaliforninë e Jugut, duke shkaktuar dëme kolosale dhe panik të madh te mijëra qytetarë.
Lëkundjet e tokës deri në 6.2 ballë, nisën më 4 korrik, ditën kur SHBA festonte përvjetorin e Pavarësisë. Ndërkohë, që tërmeti më i fuqishëm u shënua ditën tjetër, dhe që ishte 7.1 ballë i shkallës Rihter.
Lajmi është raportuar nga mediet botërore, të cilat kanë publikuar edhe foto e video nga tërmeti. Siç shihet në fotot e mëposhtme, dridhet kanë qenë aq të fuqishme, sa kanë lënë pas pasoja të mëdha, si çarje të tokës, shkatërrim dhe gurë nëpër rrugë.
Fatmirësisht, nga tërmeti nuk janë shënuar viktima, por vetëm panik i madh te qytetarët amerikanë, të cilët nuk e kishin ndjerë një lëkundje aq të fortë në 20 vitet e fundit.
[caption id="attachment_274247" align="alignnone" width="780"]
Food that fell from the shelves litters the floor of an aisle at a Walmart following an earthquake in Yucca Yalley, Calif., on Friday, July 5, 2019. (Chad Mayes via AP)[/caption]