TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar ditën e sotme një video-mesazh lidhur me protestën e nesërme.
Në fjalën e saj kryemadhi ka ftuar të gjitha kategoritë e shoqërisë në vend për tu bërë pjesë e protestës së nesërme e cila do të zhvillohet në orën 20:00.
“Ftoj të gjithë ata që janë të shtypur nga qeverisja e Edi Ramës, të gjithë pensionistët që s’kanë mundësi të paguajnë ilaçet, ftojmë të gjithë ato biznese që falimentuan.
Të gjithë ata të rijnë dhe të reja që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Ju ftojmë nesër në bulevard në orën 20:00.”- tha Kryemadhi
Fjala e plotë:
Përshëndetje të gjithë miq dhe dashamirës!
Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes.
Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës.
Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës.
Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës, ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës, pra ftohen të gjithë ata që duan një Shqipëri të vërtetë Europiane dhe ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre Europiane në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.
Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti.
Faleminderit, shikohemi të gjithë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00.