AKTUALITET, 13 Tetor 2019, 10:52

Lihet në burg vëllai i policit që vrau të ish-dashurin e shoqes në Kavajë, në seancë bëhet deklarata e parapritur e babait

Lihet në burg vëllai i policit që vrau të ish-dashurin e



Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Bernard Toçin, i arrestuar nga policia pasi në banesën e tij u gjet lëndë narkotike.

Bernard Toçi është vëllai i Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen me dashje të Dritan Haxhollit dhe vëllain e tij.

Gjatë seancës, babai i tyre sipas News 24, ka deklaruar se ishte ai posedues i lëndës narkotike, pasi e konsumonte për qetësim.

Bernard Toçi akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.